Maqedoni
Përfundoi viti shkollorë 2024/2025 Janevska dhe Kasami urojnë nxënësit
10.06.2025 14:26
Kasami dhe Janevska morën pjesë në promovimin e aktiviteteve të realizuara për përmirësimin e kushteve mësimore në SHFK “Andreja Savevski- Kikish”...

Në ditën e fundit të vitit shkollor kreu i Tetovës Bilall Kasami dhe Ministren e Arsimit, Vesna Janevska, morën pjesë në promovimin e aktiviteteve të realizuara për përmirësimin e kushteve mësimore në SHFK “Andreja Savevski- Kikish”. Ata njëherit përcollën urime për pushim të këndshëm për nxënësit dhe personelin arsimorë.
“Bëhet fjalë për një investim prej rreth 4 milion denarësh për rregullimin e fasadës së shkollës, me çka kjo shkollë bëhet ndër shkollat e Tetovës e cila i plotëson të gjitha kushtet edukativo arsimore për mësim dhe aktivitetet tjera në kuadër të gjithë procesit. Me investimet paraprake që janë bërë në këtë shkollë me sallën dhe investimet në rregullimin e oborrit kjo është ndër shkollat më mire të rregulluara në komunën tone dhe një model se si edhe shkollat tjera duhet të punojnë në drejtim të kushteve më të mira për nxënësit tone.”, u shpreh kryetari i komunës se Tetovës, Bilall Kasami.
“Investime të këtilla ua kemi borxh qytetarëve të Maqedonisë. Kanë munguar për një kohë të gjatë, dhe prej këtu- mosbesimi dhe mosbesnikëria se dikush mund të punojë me ndershmëri, përgjegjësi, përkushtim dhe në vend që të krijojë shpenzime të panevojshme ose joproduktive, të jetë i kujdesshëm t`i përdorë ato mjete për të mirën e përbashkët. Por ja e shohim se është e mundur. Po e ndryshojmë imazhin e arsimit së bashku.”, u shpreh Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Edhe ky vit shkollor në Tetovë përfundoi me mungesa të librave sidomos të shkollave profesionale.
“Libra duhet të ketë për çdo nxënës, ministria do të sigurojë libra për secilin fëmijë. Ekzistojnë disa moskuptime ku kërkohen libra që realisht mungojnë, dhe nuk kishte libra sepse shkollat nuk i kanë kërkuar nga ministria. Këtë vit do të përpiqemi që këtë sfidë ta tejkalojmë.”, tha Janevska.
Nga java e ardhshme fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të vendit.
VISAR SADIKI
