Maqedoni

Karvani parlamentar, qytetarët pyetje direkte deputetëve

10.06.2025 15:01

Qytetarët të interesuar që Kuvendi të jetë më i hapur për problemet e tyre personale...

Qytetarët të interesuar që Kuvendi të jetë më i hapur për problemet e tyre personale, për çështjet shtetërore por edhe sfidat kolektive. Janë këto sferat ku ata u përqendruan me pyetjet që i’a drejtuan drejtpërdrejtë deputetëve në kuadër të karvani parlamentar “Parlamenti për qytetarët- i hapur dhe i përgjegjshëm”. Qytetarët kërkojnë takime të shpeshta me deputetët dhe jo takime parazgjedhore.
 
“Çdo javë të ketë takime e jo një herë në vit. Për pyetjet të ketë përgjigje, por nuk ka. Ja pres përgjigje dhe të shohim.”, u shpreh një qytetar.
 
Deputetët vlerësojnë se kjo është mundësi e mirë për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
 
“Përqindja më e madhe e problemeve të qytetarëve janë të karakterit lokal se sa ligjvënës dhe miratimi i ligjeve, që është edhe qëllimi ynë primar.”, u shpreh deputetja e VMRO – DPMNE-së, Beti Stamenkovska Trajkovska.
 
“Ishin të interesuar për inteligjencën artificiale, ardhmërinë evropiane. Kishte pyetje nëse parlamenti ka strategji për të mbajtur të rinjtë në vend.”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.
 
Në takimin me deputetët ishin të pranishëm edhe nxënës me interesat e tyre.
 
“Si po zbatohen ligjet në shtet?”, u shpreh një nxënës.
 
“Si shkon procesi i votimit dhe cilat janë ligjet për zgjedhje?”, u shpreh një nxënëse.
 
Karvani parlamentar para se të vij në Shkup, ka vizituar edhe nëntë qytete të tjera.
 
MERALE SIMAILI