Maqedoni

MPB Shkup: Një 24-vjeçare është gjetur e vdekur në një kazino

10.06.2025 15:16

Një 24-vjeçare është gjetur e vdekur në një kazino brenda një hoteli në rajonin e Shkupit njofton Policia....

Një 24-vjeçare është gjetur e vdekur në një kazino brenda një hoteli në rajonin e Shkupit njofton Policia.

“Më 9 qershor 2025, rreth orës 19.42 në SPB-Shkup është raportuar se në një kazino në hotel në rajonin e Qendrës në Shkup, është gjetur e vdekur 24-vjeçarja G.J. nga Ohri, e punësuar në kazino. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.”, bëjnë të ditur nga MPB.