Maqedoni
Komisioni për sistem politik, miratohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit
10.06.2025 17:03
Avokati i Popullit ka prezantuar në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive...

Avokati i Popullit ka prezantuar në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, raportin e punës për vitin 2024. Në raport thuhet se kanë reaguar dhe kanë trajtuar plotë 3148 shkresa, nga të cilat 2705 kanë qenë të vitit 2024, ndërsa 433 prej tyre kanë qenë nga viti 2023. Nga këto ankesa dhe parashtresa 360, kanë qenë të drejtuara për padrejtësitë të cilat i shkaktohen qytetarëve nga Sistemi Gjyqësor, 196 ankesa dhe parashtresa kanë qenë të drejtuara për përmbaruesit, 184 për shtëpitë ndëshkuese dhe korrigjuese.
“Ky numër tregon ulje të dukshme të numrit të shkresave, por mendoj se ajo ka të bëj me procesin zgjedhor, kur në periudhën më të madhe disa institucione, nuk kanë punuar me kapacitet të plotë për shkak kufizimeve të parapara. Numri më i madhe i shkresave apo 1006 qytetarët janë ankuar për cënimin e të drejtave nga shërbimet publike, por numri treshifror i shkresave është për Pushtetin Qendror, për pushtetin lokal, pushteti gjyqësor, etj. Ndërsa pjesa më e madhe e shkresave ka të bëjë në lidhje me nënpunësit shtetëror, pastaj çështjet probësove, të drejtat e fëmijëve, mjedisi jetësor, çështjet përmbaruese etj.”, u shpreh Avokati i Popullit, Naser Ziberi.
Siç njofton Avokati i Popullit për tejkalimin e situatave të konstatuara dhe realizimin e të drejtave individuale të qytetarëve dhe personave të tjerë, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, përmirësimin dhe ndryshimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor dhe akteve nënligjore, janë dhënë 85 rekomandime për të gjitha fushat në të cilat vepron Avokati i Popullit. Sa i përket statusit të institucionit, në vitin 2024, ky institucion me keqardhje ka konstatuar se nuk ka pasur një ndryshim pozitiv, në radhë të parë në drejtim të sigurimit të ofrimit të kushteve të punës. Komisioni, me 9 vota pro dhe asnjë kundër e miratoi raportin në fjalë.
FITIM KRYEZIU
