Maqedoni

Analistët: Përgjegjësinë për Kumanovën, ta mbartë shteti

14.05.2015 16:09

Kriza politike dhe institucionale në Maqedoni nga analistët politik shikohet si shkas i një fillimi të ri...

Analisti politik Sasho Ordanovski në një debat të organizuar nga shoqata Civil thotë se procesi për formimin e qeverisë së re veçmë ka filluar.
 
Sipas tij ndryshimet e kuadrit Brenda qeverisë nuk janë të mjaftueshme, Maqedonia ka nevojë për qeveri të re me ndryshime në eshalone të tëra dhe kthim të besimit në institucione.
 
"Procesi për formimin e qeverisë së re ka filluar. Kjo është e qartë dhe kjo është rezultat I trysnive të mëdha që ka Gruevski nga ndërkombëtarët. Policia do të duhet të kuptojë se është viktimë e eshalonit të parë. Dhe jo vetëm policët por edhe sekretarë shtetëror, këshilltarë, zv/ministra, drejtorë, tani ata janë të vendosur në situatë që të shkatërojnë fakte dhe të bëjnë një seri të veprave penale.Andaj publikisht ua tërheq vëmendjen keni kujdes se dikush do të duhet të jep përgjegjësi për këtë” thotë Ordanovski politik
 
Zhvillimet e fundit në Kumanovë sipas analistëve s’kanë gjenezë të qartë. Ata thonë që për incidentin do të duhet të përpilohet raport I detajuar se çfarë në të vërtetë ndodhi atje. Fshehja e fakteve sipas gjykatëses Margarita Caca Nikollovska mund të reflektohet me shkelje të të drejtave të njeriut.
 
“Ajo që do të thotë intervenim policor, strategji në atë akcion policor, të gjitha ato janë pyetje për të cilat do të duhet të përgjigjet shteti. Varësisht prej përgjigjeve jo vetëm gjykatat por edhe qytetari I rëndomt do të mund të sjell konkluzën e tij se çfarë po ndodh, deri ku dhe cila e drejtë e tij i është shkelur dhe në bazë të kësaj do të din se ku ta kërkojnë drejtësinë”, vlerëson Nikollovska.
 
Përgjegjësinë për incidentin e Kumanovës, sipas analistit Ramadan Ramadani nuk duhet kërkuar vetëm tek civilët e arrestuar por edhe nga vetë presidenti I shtetit.
 
“Përderisa dikush prej civilëve në Kumanovë mund që të përgjigjet penalisht nëse ka parë persona të armatosur dhe nuk ka lajmëruar për ata, ashtu edhe Ivanov nëse thotë se nga janari I ka ditur personat që kanë sulmuar dhe asgjë ska ndërmarë, atëherë edhe ai për të njëjtën vepër mundet që të përgjigjet” thotëRamadani
 
Vlerësimet e tilla të masës kritike dhe shoqërisë civile do të artikulohen edhe nëpërmjet protestës së 17 Majit. 
 
Analistët politik konsiderojnë se tubimi i së dielës ku do ti thuhet qartë stop regjimit aktual nuk do të mbetet nën hijen e protestës së kryeministrit Nikolla Gruevski të paralajmëruar më 18 maj.

 

MERAL  ISMAILI