Maqedoni

Maturantët japin provimin e dytë ekstern, kryeson interesimi për gjuhën angleze

11.06.2025 11:28

Maturantët sot po i nënshtrohen provimit të dytë ekstern të maturës shtetërore...

Maturantët sot po i nënshtrohen provimit të  dytë ekstern të maturës shtetërore. Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve numri më i madh i aplikantëve është për testin e gjuhës angleze apo (13,457 nxënës).
 
1,246 nxënës kanë aplikuar për testim në matematikë, 73 gjuhën gjermane, 24 gjuhën frënge, 62 estetikën. Janë shtatë kandidatë për testin e filozofisë, katër për gjuhën ruse dhe tre për gjuhën italiane. Siç njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dy ditë pas provimit, dhjetëra studentë u hoqën nga provimi sepse u përpoqën të kopjonin, duke vlerësuar se ky është një numër dukshëm më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.
 
"Procesi nuk është përfunduar ende, por numri i nxënësve që kopjuan është ulur ndjeshëm. Duke marrë parasysh se sa u larguan vitin e kaluar, besoj se ka përparim dhe pres që të bëhet gjithnjë e më mirë çdo vit.”, tha Janevska.
 
Ajo u bëri thirrje vlerësuesve që “të mos i mbyllin sytë ndaj parregullsive” dhe nxënësve që të mos përpiqen të kopjojnë dhe “të mashtrojnë sistemin sepse rrezikojnë të humbasin një vit të tërë të jetës së tyre – për të hyrë në tregun e punës ose për të vazhduar arsimin e tyre”.