Botë

Orë policore në qendër të Los Anxhelosit

11.06.2025 11:39

Policia e Los Anxhelosit e zbatoi me shpejtësi orën policore në qendër të qytetit...

Policia e Los Anxhelosit e zbatoi me shpejtësi orën policore në qendër të qytetit, duke kryer arrestime menjëherë pasi ajo hyri në fuqi, mes protestave kundër politikave të presidentit Donald Trump për dëbimin masiv të imigrantëve.
Trumpi ka aktivizuar mbi 4.000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqësit e Los Anxhelosit dhe Kalifornisë. Newsom paralajmëroi qytetarët të mos nxisin dhunë, por i nxiti të kundërshtojnë veprimet e presidentit.
 
“Ajo që Donald Trump dëshiron më shumë është nënshtrimi juaj, heshtja juaj. Të bëheni bashkëpunëtorë në këtë moment”, tha ai. “Mos ia mundësoni këtë”. 
 
Protestat nisën të premten pasi zyrtarët federalë për imigracionin arrestuan dhjetëra punëtorë në Los Anxhelos. Protestuesit bllokuan një autostradë kryesore dhe dogjën makina gjatë fundjavës, dhe policia reagoi me gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata shurdhuese.
 
Protestat janë përqendruar kryesisht në qendër të qytetit me 4 milionë banorë. Mijëra njerëz janë mbledhur në mënyrë paqësore para ndërtesës së Bashkisë dhe qindra të tjerë protestuan pranë një kompleksi federal ku ndodhet një qendër ndalimi për imigrantët e arrestuar gjatë bastisjeve.