Botë
Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, Austria shpallë 3 ditë zie
11.06.2025 11:55
Austria ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas masakrës në shkollën e Gracit...

Austria ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas masakrës në shkollën e Gracit. Të gjitha ngjarjet janë anuluar. Policia ende po heton motivin e vrasjes, i cili nuk mund të përcaktohet nga shënimi i vetëvrasjes së vrasësit 21-vjeçar. Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit për të nderuar viktimat, ku vendosën lule dhe qirinj.
Kancelari austriak Kristian Stoker tha se e marta ishte një “ditë e errët në historinë e vendit tonë” ndërsa nënvizoi se kjo ishte ”tragjedi kombëtare”.
“Një shkollë është më shumë sesa thjesht një vend për të mësuar – është një hapësirë për besim, për t’u ndjerë rehat dhe për të pasur një të ardhme.”, tha ai në konferencë, duke shtuar se ky vend i sigurt ishte “shkelur”.
“Autori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ishte një ish-student i cili nuk u diplomua nga shkolla.”, tha Ministri i Brendshëm Gerhard Karner teksa shtoi se tani ishte detyrë e zyrës penale të hetonte.
Oficerët konfirmuan gjithashtu se personi i armatosur nuk ishte i njohur për policinë përpara sulmit. Sipas BBC autori i sulmit ishte i pajisur me leje për të mbajtur armë zjarri.
