Maqedoni
LSDM: Debakli total i mickoskit në ekonomi
11.06.2025 14:35
Po ndodh një rrënim total ekonomik, politika ekonomike e qeverisë së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së..

Po ndodh një rrënim total ekonomik, politika ekonomike e qeverisë së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së ka dështuar plotësisht, akuzojnë nga LSDM. Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë një inflacion prej 3.3%.
Inflacioni gërryen buxhetin familjar, pagat, por edhe vetë rritjen ekonomike. Ky është edhe një konfirmim se mburrja për një lloj rritjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose se ishim ekonomia e 4-t në Evropë nuk ka të bëjë fare me realitetin, është një gënjeshtër e madhe, thonë nga LSDM.
“Së pari, Mickoski gënjeu për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nuk është 3.4% siç tha ai, por 3%. Por kur krahasohet me inflacionin më të lartë prej 3.3%, kjo do të thotë jo vetëm që nuk ka rritje, por është negative. Kjo është arsyeja pse fuqia blerëse e qytetarëve maqedonas krahasuar me të gjithë rajonin është më e ulëta.”, u shpreh Kristina Kostova, nënkryetare e LSDM–së.
