Maqedoni

Janevska: Shkollat të kërkojnë në MASh tekste të reja para fillimit të vitit shkollor

11.06.2025 14:44

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se ankesa të shumta kanë arritur nga ana e prindërve lidhur me tekstet shkollore...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se  ankesa të shumta kanë arritur nga ana e prindërve lidhur me tekstet shkollore, duke theksuar se fëmijët e tyre janë pajisur me libra të grisur. Ajo kërkoi nga shkollat që në vend që nxënësve t’u shpërndajnë tekste të dëmtuara dhe të papërdorshme, të paraqesin kërkesa në MASH, për zëvendësimin me tekste të reja para fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas Janevskës, për prokurimin e teksteve shkollore, çdo vit, Ministria ndan rreth 660 milionë denarë dhe siç tha nuk ka nevojë që ti zhgënjejmë as nxënësit e as prindërit, të cilët me të drejtë reagojnë.
 
“I informoj prindërit, mësuesit dhe nxënësit se ekziston një detyrim ligjor për të zëvendësuar tekstet shkollore të dëmtuara. Çdo shkollë sipas ligjit duhet të formoje komision e cila do t’i kontrolloje tekstet shkollore që nxënësit i kanë kthyer nga viti i kaluar dhe duhet të vazhdojnë me përdorimin nga nxënësit tjerë, ai komision i mbikëqyrur nga drejtori i shkollës duhet që tekstet shkollore të dëmtuara t’i ndajë anash dhe më pas nga MASH-i të kërkohet që këto tekste të jenë të përtërirë apo duhet të njoftohet Shërbimi Pedagogjik pranë Ministrisë dhe të plotësohet tirazhi i nevojshëm në sistemin elektronik që ne të mund të sjellim tekste të reja shkollore.”, u shpreh ministrja e arsimit Vesna Janevska.