Maqedoni
AShAM: Sistemi gjyqësor në vend ka dështuar
11.06.2025 15:05
AShAM alarmon se sistemi gjyqësor dhe prokurorial në vend, ka dështuar dhe është në nivel të ulët...

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, profesorë, gjykatës, prokurorë, juristë dhe akademik, alarmojnë se sistemi gjyqësor dhe prokurorial në vend, ka dështuar dhe është në nivel të ulët. Është e patjetërsueshme të ketë reforma strukturore dhe jo kozmetike. Zgjedhja e gjykatësve dhe prokurorëve patjetër të jenë nga radhët e personave me integritet që në as një rast nuk do ta kishin dëmtuar reputacionin e tyre.
“Pasi që Kushtetuta nën "një" rëndit profesorët universitarë, avokatët dhe jurist të tjerë të shquar, ndoshta duhet të bëhet një përpjekje që të fiksohet se atje gjithmonë do të ketë profesor universitarë dhe avokat. Zgjidhja e tanishme sipas meje, nuk e garanton atë. Rekomandimet kërkojnë ndryshime urgjente në ligj. Të theksoj se ato rekomandime përmbajnë edhe fusha të tjera siç është çështja e ndryshimeve kushtetuese sa i përket statusit dhe funksioneve në Këshillin Gjyqësor që në këtë fazë nuk është përfshirë.”, u shpreh akademiku Vllado Kambovski.
“Rekomandimet e Komisionit vlerësues janë marrë parasysh dhe po debatojmë se nëse propozimi i tillë i tekstit do ti tejkalojë të gjitha ato sfida me të cilat ballafaqohet Këshilli Gjyqësor vitin e kaluar. Është ligji kyç pasi që rregullon në detaje procedurën për zgjedhjen, shkarkimin gjykatësve, përgjegjësinë disiplinorë, ndjekjen e punës së tyre.”, u shpreh profesoresha universitare, Aleksandra Gruevska Drakulovski.
Kujtojmë se edhe pas kritikave të shumta ndaj Këshillit Gjyqësore dhe kërkesave nga Kryeministri që pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi të japin dorëheqje, nuk u realizua, edhe pas votimit të interpelancës ndaj tyre në Kuvend.
FLORIE BELULI KAMBERI
