Maqedoni

Nikoloski: Formohet trupi koordinues për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë

11.06.2025 17:27

Qeveria në seancën e djeshme inicoi hapat e parë për zbatimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar...

Qeveria në seancën e djeshme inicoi hapat e parë për zbatimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë është formuar një trup koordinues që do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski tha se u hodh hapi i parë për të filluar projektin për ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të madhe në Korridorin 10, nga kufiri me Greqinë deri në kufirin me Serbinë.
 
“Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit, miratoi një Vendim, i cili e obligon Ministrinë e Financave, në tregun financiar ndërkombëtar, përmes një procedure të hapur dhe transparente, të gjejë financa për zbatimin e këtij projekti. Gjatësia e hekurudhës duhet të jetë diku mbi 200 km, duhet të jetë me dy binarë, në trafikun e pasagjerëve duhet të ketë një shpejtësi prej 160 km/orë, dhe në trafikun e mallrave duhet të ketë një shpejtësi prej të paktën 120 km/orë dhe afati i zbatimit duhet të jetë diku rreth 5 vjet.”, u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.