Maqedoni

Vetëm 7 nisma për parandalim të korrupsionit

14.05.2015 16:59

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë vitit 2014 ka ngritur vetëm shtatë iniciativa deri në Prokurorinë Publike...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë vitit 2014 ka ngritur vetëm shtatë iniciativa deri në Prokurorinë Publike për fillimin e procedurës për përndjekje penale kundër funksionarëve, zyrtarëve ose përgjegjësve në ndërmarrje publike, ose institucione që posedojnë kapital shtetëror. Edhepse shtatë në numër prokuroria nuk ka mbyll asnjë rast.
 
Në raportin e KShPK-së thuhet se rastet janë në procedurë. Angazhimi më i madh i Komisionit gjatë vitit 2014, si vit zgjedhor, ka qënë shqyrtimi i 1351 fletë anketuese të pjesëmarrësve në garën zgjedhore parlamentare dhe presidenciale.  
 
“Viti 2014 ishtë vit zgjedhor, ku kaluan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Para të cilave komisioni i plotësoi të gjitha obligimet ligjore dhe shqyrtoi mbi 1350 lëndë nga fusha e legjislaturës zgjedhore” tha Goran Milenkov, kryetar i KSHPK-së 
 
Pavarësisht gjendjes faktike dhe krikave nga jashtë deputetët nuk parashtruan asnjw pyetje dhe as kërkuan llogari nga kryetari i këtij Komisioni, gjatë prezantimit të raportit në Kuvend.
 
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë vitit të kaluar ka ngritur edhe tre nisma për procedurë në organet përkatëse për shkarkimin e personit përgjegjës. Nga këto tre raste, vetëm njëri është mbyllur, përkatësisht kryetari i Komunës Krushevë ka shkarkuar drejtorin e një shkolle për punë të jashtligjshme dhe dëmtim të fondeve buxhetore.