Botë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

12.06.2025 11:45

Osmani ka reaguar me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës duke thënë se luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim...

Presidentja, Vjosa Osmani ka reaguar me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës duke thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë dhe se në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.
 
Osmani në një postim në Facebook shkruan se "pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet. Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps", shkroi Osmani.