Botë

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit

12.06.2025 11:57

Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në jug të Libanit...

Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në jug të Libanit. Izraeli rregullisht bombardon Libanin, pavarësisht armëpushimit të arritur në nëntor, i cili i dha fund më shumë se një viti armiqësish me Hezbollahun, përfshirë edhe dy muaj lufte në shkallë të plotë.
 
Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
 
Marrëveshja e armëpushimit kërkon që luftëtarët e Hezbollahut të tërhiqen në veri të lumit Litani, që ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit izraelit, dhe të shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën ushtarake që kanë në jug të Libanit. Marrëveshja po ashtu kërkon që Izraeli të tërheqë të gjitha trupat nga Libani. Por, pavarësisht kësaj, Izraeli ka mbajtur ushtarë në katër pozicione, të cilat i konsideron “strategjike”