Botë

Vazhdon shtetrrethimi në Los Anxheles

12.06.2025 12:21

Një shtetrrethim është në fuqi për natën e dytë në Los Angeles pas gati një jave trazirash në qytet për shkak të bastisjeve të emigracionit në SHBA....

Një shtetrrethim është në fuqi për natën e dytë në Los Angeles pas gati një jave trazirash në qytet për shkak të bastisjeve të emigracionit në SHBA.
 
Gati 400 persona janë arrestuar në Los Angeles që nga fillimi i protestave të premten, përfshirë 330 emigrantë pa dokumente dhe 157 persona të arrestuar për sulm dhe pengim, përfshirë një për tentativë vrasjeje të një oficeri policie. 
 
Teksa ka filluar shtetrrethimi gjatë natës, kryetarja e Los Angelesit, Karen Bass, ka fajësuar bastisjet e imigracionit të presidentit Trump për demonstratat, që sipas saj  “provokuan” banorët duke shkaktuar “frikë” dhe “panik”. Bas ka sugjeruar që Los Anxhelesi është “pjesë e një eksperimenti kombëtar për të përcaktuar se sa larg mund të shkojë qeveria federale në marrjen e pushtetit nga një qeveri lokale, nga një juridiksion lokal”. Ajo i ka bërë thirrje administratës që t’i japë fund bastisjeve.
 
Urdhri i shtetrrethimit prek një sipërfaqe prej rreth një milje katrore në qytetin e dytë më të madh në SHBA.