Maqedoni
Spasov: 450 euro denim, për mospagesën e rrogës minimale
14.05.2015 17:19
Punëdhënësit që nuk do ta respektojnë Ligjin për rrogë minimale do të dënohen me nga 300 euro...

Punëdhënësit që nuk do ta respektojnë Ligjin për rrogë minimale do të dënohen me nga 300 euro për secilin punëtor që nuk ia kanë paguar rrogën minimale dhe 150 euro për personin përgjegjës. Kjo parashihet me ndryshimet e Ligjit për rrogën minimale, që u miratua sot në Kuvend.
Por nëse punëdhënësi në afat prej shtatë ditësh e paguan gjobën, ajo do të ulet për 50 për qind bën të ditur Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
"Me konceptin e këtillë të ri mundësojmë sanksionim më të drejtë për ata që nuk e respektojnë Ligjin. Kompanitë më të vogla që kanë numër më të vogël të punëtorëve do të paguajnë dënim më të vogël, ndërsa punëdhënësit me numër më të madh të punëtorëve do ta paguajnë dënimin më të lartë. Me atë do të mundësojmë sistem, me të cilin do të pamundësohet pagesa e rrogës më të vogël se minimalja, përkatësisht do t'i destimulojë kompanitë të paguajnë rroga të tilla dhe do ta pamundësojë keqpërdorimin", tha Spasov
Kontrollet e Inspektoratit shtetëror për punë kanë rezultuar se mbi 15 mijë punëdhënës të kontrolluar, me mbi 217 mijë punëtorë realizojnë rrogë më të lartë se minimalja.
Rreth 47 mijë punëtorë realizuan rrogë në pajtim me Ligjin për rrogën minimale, ndërsa 6 mijë e 800 punëtorë është konstatuar se në momnt të caktuar kanë marrë pagë më të ulët se minimale, e caktuar me ligj. Ligji për rrogë minimale prej 8 mijë denarëve është miratuar në vitin 2012.
Në fillim të vitit 2014 u mundësua rritja në 8 mijë e 800 denarë, këtë vit në 9 mijë e 500 denarë, ndërsa vitin e ardhshëm rroga minimale duhet të rritet në 10 e 80 denarë.
GYLTENE SINANI
