Maqedoni
Fushata "0% Korrupsion - Le ta bëjmë të vërtetë!", të rritet ndërgjegjësimi për raportimin e korrupsionit
12.06.2025 14:25
Filloi sot fushata "0% Korrupsion - Le ta bëjmë të vërtetë!"...

Fushata "0% Korrupsion - Le ta bëjmë të vërtetë!", e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e raportimit të korrupsionit dhe t'i inkurajojë ata të ndërmarrin hapa aktivë në luftën kundër këtij fenomeni negativ, filloi sot. Në promovimin e fushatës, u theksua se progresi i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm përmes transparencës, besimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.
“Duhet patjetër të ndërtojmë kulturë të të jetuarit në drejtim pozitiv, duhet të bëhemi të zëshëm, sepse nëse heshtim nuk do të kemi asnjë efekt, nëse bëhemi të zëshëm, besoni që unë dhe ekipi ynë në byronë e sigurisë publike dhe MPB –ja, jemi të vendosur të qëndrojmë në rrugë ndaj shfaqjeve korruptive. Ato që i dimë i procedojmë ato që nuk i dimë ti inkurajojmë të gjithë ta paraqesin korrupsionin tek organet kompetente.”, tha drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev.
“Po fillojmë fushatën për rritjen e ndërgjegjësimit 0 përqind korrupsion –Le ta bëjmë të vërtetë. Këtë fushatë e zbaton komponenti 2, lufta kundër krimit të organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për BE-në për sundimin e ligjit”. Që nga fillimi projekti ynë ka formuar bashkëpunim praktik me institucionet lokale, në përforcimin e qytetarëve dhe institucioneve që të ndërmarrin qëndrim kundër korrupsionit.”, u shpreh ekspertja e antikorrupsionit, Mojca Kuzmicki.
Kjo fushatë u financua nga Bashkimi Evropian.
VLORA LATIFI TOPOJANI
