Maqedoni
Mbështetje e aktiviteteve shkencore, studiuesit e vendit fitojnë perspektiva evropiane
12.06.2025 14:44
Sot u organizua dita Informative kushtuar mundësive për mbështetjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore në Maqedoni....

Nën organizim të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Shkup dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u organizua dita Informative kushtuar mundësive për mbështetjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore në Maqedoni. Sipas të pranishmëve kjo është shumë e rëndësishme për kuadrot arsimore dhe shkencore të vendit tonë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se pa arsim cilësor që nga cikli fillor, e deri tek ai i mesëm dhe i lartë nuk mund të kemi rritje të fuqishme të shtetit, nuk mund të kemi zhvillim të ekonomisë.
“RMV po e ndërton dhe forcon bashkëpunimin me institucionet e huaja hulumtuese, i cili është shumë i rëndësishme për vendin tonë e sidomos për hulumtuesit tanë dhe shkencëtarët, sepse me qëndrimin e kuadrove tona në vendet dhe institutet më të zhvilluara të vendeve të Evropës, dhe shkëmbimi I dijes dhe I përvojës mes njëri-tjetrit presim që ta përmirëson ekonominë në vendin tonë, përmes hulumtimeve me sektorin e industrisë.”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Dekani I Fakultetit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Zllatko Petreski, theksoi se është mirë që shkencëtarët tanë të udhëtojnë jashtë dhe që shkencëtarët nga jashtë do të vijnë tek ne. Me këtë sipas tij bëhet transferim i njohurive, krijohet rrjetëzim, publikohen punime shkencore, ndihmohet industria.
“Mundësit të cilat ato I ofrojnë për hulumtime të ndryshme për doktorantët tanë, për studimet e magjistraturës, studimet post-diplomike, janë të mëdha për vendin tonë.”, u shpreh dekani i fakultetit të inxhinierisë mekanike, Zllatko Petreski.
“Jemi këtu për ta festuar nënshkrimin e kornizës hulumtuese të marrëveshjes për specializim dhe hulumtimit si strategji. Kjo strategji për specializim, i ndryshoi rregullat e lojës në këtë rajon, sepse është fokusuar në disa sfera.”, u shpreh zëvendës drejtori gjeneral i KE-së, Matijas Ul.
Ndërsa Kryeministri Mickovski, vetëm theksoi se të gjitha këto arritje shkencore që presim të jenë rezultat i këtij projekti, do të ndihmojnë në zhvillimin e industrisë dhe me këtë edhe të ekonomisë.
FITIM KRYEZIU
