Maqedoni
Kodi zgjedhorë para deputetëve, një njësi zgjedhore nuk mori mbështetje
12.06.2025 15:18
Propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtë nuk e mori shumicën e nevojshme...

Propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtë, me një njësi zgjedhore, të propozuar nga Kryetarja dhe deputetja e Partisë Liberal Demokratike, Monika Zajkova, nuk e mori shumicën e nevojshme, gjegjësisht për këtë propozim votuan vetëm 19 deputet edhe pse shumica e partive politike posaçërisht ato nga bashkësitë më të vogla etnike si dhe nga partitë më të mëdha deklarativisht u zotuan për një njësi zgjedhore. Paraprakisht Zajkova, elaboroi propozim ndryshimin para deputetëve. Sipas sajë një njësie të vetme zgjedhore mundëson vlerë të barabartë të votës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga shpërndarja gjeografike.
“Kjo nënkupton se qytetarët mbeten aktorë kryesorë në procesin zgjedhorë. Kjo nënkupton se kandidatët e zgjedhur do të jenë në mënyrë direkte dhe personalisht përgjegjës para qytetarëve dhe jo para shefave partiak. Kjo nënkupton se qytetari më në fund bëhet qendra e sistemit politik, pikërisht ashtu siç i ngjan një shteti demokratik.”, u shpreh deputetja e Partisë Liberal Demokratike, Monika Zajkova.
Për dallim nga kjo iniciativë për një njësi zgjedhore, iniciativa e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, të prezantuar nga Nikolla Micevski, mori mbështetjen e shumicës në Kuvend nga 78 deputet. Ndryshimet e propozuara parasëgjithash kanë të bëjnë me korrigjimet pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese që i anuloi nenet 17 dhe 18 sa i përket numrit të nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë. Me këto ndryshime pretendohet të precizohen këto dispozita dhe rekomandimet që i ka propozuar OSBE-ODIHR.
“Në këtë mënyrë mundësohet një mundësi e drejtë në pajtueshmëri me madhësinë e komunës sipas së cilës do të mblidhen një numër i caktuar i nënshkrimeve të cilat janë të nevojshme. Në komuna deri më 10 mijë votues më së paku 100 nënshkrime nga votuesit e regjistruarit, në komuna deri më 20 mijë votues 200 nënshkrime, në komuna deri më 30 mijë votues 300 nënshkrime dhe kështu deri te komunat me mbi 90 mijë votues ku ka 1000 vota për çertifikatat zgjedhore në listat zgjedhore. Për qytetin e Shkupit janë të nevojshme 3500 nënshkrime.”, u shpreh Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Paraprakisht, kryeministri dhe Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, deklaroi se partia e tij mbështet një njësi zgjedhore. Nuk ka të drejtë më të madhe demokratike sesa pjesëmarrja e diasporës në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, tha Mickoski.
“Ne jemi pro asaj që të kemi një njësie zgjedhore dhe t'u lejojmë atyre të marrin pjesë në një proces të tillë zgjedhor. Që të mos kemi kosto, që të mos kemi njësi të shumëfishta zgjedhore, që të kemi një dhe, praktikisht, të gjitha votat të rrjedhin në një njësi zgjedhore, si të popullsisë rezidente, por edhe të diasporës që dëshiron të marrë pjesë. Pra, ne si VMRO-DPMNE nuk kemi problem të mbështesim një njësi zgjedhore.”, u shpreh kryeministri dhe Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Në procedurë është edhe një propozim nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanov.
FLORIJE BELULI KAMBERI
