Maqedoni
IKEP dhe Forumi Arsimor Rinor prezantuan premtimet qeveritare për 2024–2028
12.06.2025 15:46
Sot u prezantuan gjetjet e vitit të parë të monitorimit të premtimeve qeveritare për periudhën 2024–2028 përmes platformës KOMPAS...

Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika, së bashku me Forumin Arsimor Rinor, Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Shoqata Mjekësore Maqedonase, prezantuan gjetjet e vitit të parë të monitorimit të premtimeve qeveritare për periudhën 2024–2028 përmes platformës KOMPAS. Në këtë Prezantimi u ndanë rezultatet e vitit të parë të mandatit, Shkallën e përmbushjes së 139 premtimeve në pesë fusha prioritare si: zhvillimi socio-ekonomik, arsimi, shëndetësia, barazia gjinore dhe të rinjtë.
“Nga të gjitha këto premtime deri më tani tërësisht janë realizuar 18 masa, apo rreth 13 për qind, ndërsa 51 masat tjera apo rreth 37 për qind janë në drejtim të realizimit. Përparim më i madh është shënuar në sektorin e Arsimit, ku kemi 24 për qind të masave janë plotësuar, dhe 70 për qind të tjera janë në fazën e realizimit. Pastaj për nga përmbushja rradhiten Masat socio-ekonomike ku kemi realizim të masave të premtuara me 9 për qind, po aq ka edhe politika e te rinjve.”, u shpreh Bllagica Petreski nga “Fajnens Tink”.
Sipas organizatorëve në fjalë një nga masat të cilat kishin qenë shumë të përfolura ishte edhe ajo e ndarjes së vauçerëve për studentët në vlerë prej 250 euro, dhe e cila akoma nuk është realizuar.
“Nuk janë plotësuar masat për dhënien e vauçerëve për 50 mijë student nga 250 euro për blerjen e aparateve elektronike, dhe kjo njëherit ka qenë edhe masa më e përfolur. Kjo masë edhe pse ishte e paralajmëruar nga muaji tetor i vitit të kaluar, e njëjta nuk është përmbushur deri më sot. Dhe në këtë drejtim vet Kryeministri Mickovski theksoi se kjo masë do të gjej përmbushje me fillimin e ri akademik.”, u shpreh Risto Saveski nga Forumi Arsimor Rinor.
Sipas organizatorëve në sektorin e shëndetësisë ku janë realizuar 3 masa, dhe 5 të tjera janë në fazën e realizimit, në sektorin barazia gjinore dhe demografi nuk ka asnjë masë të plotësuar, në politikat socio-ekonomike nga 43 masat e premtuara, 4 janë plotësuar, ndërsa 12 janë në fazën e realizimit.
FITIM KRYEZIU
