Basketboll

Atlanta dhe Golden State merrin epërsinë

14.05.2015 17:32

Duke vazhduar ende stinorin e tyre magjik, Atlanta Hawks...

Duke vazhduar ende stinorin e tyre magjik, Atlanta Hawks, 8 sekonda pa përfunduar ndeshja kërkonte lojtarin që do të shënonte pikët e fitores për ekipin, pasi që ekipi ishte në disavantazh 81-80.
 
Ky njeri sigurisht nuk ishte qendra Al Horford, që kërceu për të marrë topin nën kosh të shutuar nga Dennis Schroder, për të shënuar pikët mbi Nenen për fitoren 82-81 dhe epërsinë në seri, 3-2. Horford përfundoi ndeshjen me double-double prej 23 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Paul Millsap dhe Jeff Teagueshtuan nga 14 pikë për fitoren e sekondës së fundit të ekipit të tyre.
 
Ndeshja e gjashtë e serisë luhet nëWashington, të premten natën vonë. 
 
MVP i stinorit, Stephen Curry, tregoi performancë fenomenale, derisa Klay Thompson precizitet të lartë, në ndeshjen e pestë të serisë për Golden State Warriorsin që morri epërsinë e serisë 3-2, pas fitores me 20 pikë dallim nga Memphis Grizzlies sot.
 
Curry shënoi 6 treshe dhe regjistroi rekordin e karrierës në Play-Off sa i përket vjedhjeve të topit, 6, shto këtu edhe 7 kërcime e 5 asistime - për të kompletuar performancën e tij të lartë në ndeshje.
 
Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e Luftëtarëve në këtë seri, që prej 1-2, dolën në epërsi 3-2 dhe tashmë janë vetëm një fitore larg finales sëKonferencës Perëndimore. 
 
Ndeshja e gjashtë e serisë luhet në Memphis të premten, vonë në mbrëmje.