Rajon

Sali Berisha më 30 qershor do të ulet në bankën e të akuzuarve

12.06.2025 16:29

Ish-Kryeministër i Shqipërisë më 30 qershor, do të dalë para Gjykatës së Posaçme i pandehur për korrupsion....

Më 30 qershor, Sali Berisha, ish-President dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë do të ngjisë shkallët e Gjykatës së Posaçme për t’u ulur në bankën e të akuzuarve, i pandehur për korrupsion. Kryesja e trupës gjykuese ndaj tij Elsa Ulliri ka caktuar fundin e këtij muaji si datën e seancës së parë në themel për aferën “Partizani”, ku përveç Berishës i pandehur është edhe dhëndri i tij Malltezi, që akuzohet se përfitoi dhe më pas pastroi miliona euro nga privatizimi i ish-klubit sportiv Partizani.
 
Për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrim është marrë i pandehur edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja si dhe Andia Pustina, financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore në këtë aferë. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri, përmes të cilave Malltezi përfitoi të paktën 5.4 milionë euro.
 
LULJETA NDOKA