Botë

Indi, rrëzohet një avion me 242 udhëtarë

12.06.2025 16:50

Sipas të gjitha gjasave nuk ka asnjë të mbijetuar në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve “Air India”...

Sipas të gjitha gjasave nuk ka asnjë të mbijetuar në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve “Air India”, i cili po fluturonte nga qyteti indian i Ahmedabadit për në Londër, me 24e pasagjerë, thonë autoritetet policore. 
 
“Duket se nuk ka të mbijetuar në rrëzimin e avionit”, ka dekalruar Komisioneri i Policisë GS Malik. Ai shtoi se meqenëse avioni u rrëzua në një zonë banimi me zyra, “vdiqën gjithashtu edhe disa vendas”. “Numri i saktë i viktimave po përcaktohet”, tha ai. 
 
Në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Sipas përkatësisë 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez. Aeroplani u rrëzua më pak se një minutë pasi u ngrit nga aeroporti i Ahmedabadit në orën 13:39 sipas kohës lokale. Pamjet tregojnë se si avioni pati probleme me ngritjen dhe më pas papritmas filloi të binte. Për shkak të sasisë së madhe të karburantit, shuarja e zjarrit ishte e vështirë.