Maqedoni

Integrimet, Mickoski: Dialog me Bullgarinë me argumente

12.06.2025 17:44

Takim i pasigurt i delegacioneve maqedonase dhe bullgare në margjinat e Samitit të NATO-s...

Takim i pasigurt i delegacioneve maqedonase dhe bullgare në margjinat e Samitit të NATO-s, pasi Sofia zyrtare njoftoi se në vend të presidentit Rumen Radev, në Hagë do të shkojë kolegu i tij Zheljazkov. Sipas kryeministrit të vendit Hristian Mickovski: “Kjo lëvizje është një shfaqje dhe një mënyrë me të cilën për vite me radhë fqinji lindor e udhëheq politikën.” Ai shtoi se për këtë temë do të diskutojë me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, e cila do të marrë pjesë në Samitin e qershorit. Nëse ka nismë për takim nga ana e Bullgarisë, ne do të pranojmë, tha i pari i Qeverisë.
 
“Nëse ka çfarëdolloj nisme në nivelin Kryeministër-President, mendoj se edhe këtë duhet ta pranojmë, pa marrë parasysh nëse jam unë atje, edhe këtë duhet ta pranojmë, ky është qëndrimi im. Jam i bindur se ky do të jetë edhe qëndrimi i presidentes, sepse do t’i dëgjojë argumentet e mija. Ne duhet patjetër të jemi praktik dhe t’u tregojmë se nuk është ashtu siç flitet, se jo disa qindra qytetarë tanë, sidomos në regjistrimin e fundit, thonë se bullgarishtja është gjuha e tyre amtare, kjo nuk është problem, por problem është se kjo është politikë me dekada e vjetër.”, u shpreh kryeministri Hristian Mickovski.
 
Propozimin për takim mes delegacionit maqedonas dhe atij bullgar në margjinat e Samitit të NATO-së, në fillim e sugjeroi Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonia Kosta, pas vizitës së vendit tonë më 15 maj. Ditëve të fundit kryeministri Hristian Mickovski, paralajmëroi se personalisht do ta kontaktojë një ditë para prezantimit të raportit të përparimit të Maqedonisë në Parlamentin Evropian.
 
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ofroi të ishte një ndërmjetëse lehtësuese në përballjen me Bullgarinë. Ashtu si Kosta, përpara kësaj edhe Përfaqësuesje e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, theksoi se vendi duhet patjetër ta ndryshojë kushtetutën që të mund të fillojë bisedimet me BE-në, ndërsa Shkupi dhe Sofia t’i intensifikojë bisedimet.
 
FARIJE DAUTI BAKIU