Champions League, Juventus, finalist
Pas 12 vjetësh Juventus kthehet ne nje finale te Uefa Champions League...

Skuadra e Alegrit barazoi 1-1 ne Santiago Bernabeu me Realin e Madridit dhe pas fitores 2-1 nje jave me pare ne Torino, ben gati valixhet per ne finalen e Berlinit.
Ajo qe është e sigurt, nje finale me se e merituar per zonjën e vjetër, e siguruar fale karakterit luftarak dhe shtrëngimit te dhëmbëve ne momente te caktuara ndaj kundërshtarit.
Skuadra e Alegrit ne keto momente duket nje makine perfekte dhe me rikthimin e Pogba eshte e afte te ndale çdo skuadër.
Pas 20 minutave te para me sulme dhe kundërsulme, Reali rriti presionin ne portën kundërshtare duke zhbllokuar rezultatin.
Kielini pengoi ne zone Hames Rodrigues, ndërsa nga pika e bardhe Kristiano Ronaldo kaloi ne avantazh skuadrën e tij.
Ne nje ndeshje te hapur Juventus kërkoi te reagonte ndërkohë qe kunderpergjigjia ishte e jashtëzakonshme me Bale, Ronaldo e Benzema.
Edhe me fillimin e pjesës se dyte vendasit ne sulm per dyfishimin e shifrave, por pa arritur te gjenin rrjetën, ndërkohe qe skuadra e Alegrit ne sulm per te rrëmbyer mesin e fushës ne nje skeme qe funksionoi.
Ne minutën e 57 Morata përfitoi nga nje pasim i Pogba duke kthyer gjithçka ne baraspeshe.
Madrilenet u hodhën te gjithë ne sulm ne kërkim te golit te fitores, ndërsa Bale ne nje mbrëmje jo. Humbi shume raste përballe Bufon.
Përfundimisht 1-1 me Juventus qe rikthehet ne nje finale te Champions, ndërsa pengesa e fundit e ka emrin Barcelona.
