Botë
Izraeli sulmon Iranin, Teherani hakmerret me sulm me dronë
13.06.2025 11:39
Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake...

Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”. Ai tha se sulmi “do të vazhdojë derisa të eliminohet ky kërcënim”. Ndër vendet e goditura ishte dhe selia komanduese e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran.
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasoja të rënda për shkak të këtyre sulmeve. Izraeli tha se Irani nisi rreth 100 dronë drejt tij si hakmarrje, por nuk tregoi nëse kishte goditje të drejtpërdrejta apo dëme.
Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, në deklaratën e tij të parë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, vuri në dukje se ata shpresojnë të vazhdojnë procesin e negociatave bërthamore me Iranin dhe tha se do ta mbrojnë Izraelin nëse është e nevojshme.
“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz që nuk do të kthehen (që vdiqën) në stafin e udhëheqjes.”, tha presidenti Tramp.
