Botë

Rrëzimi i avionit Air India, teste ADN-je për identifikimin e viktimave

13.06.2025 12:21

Hetuesit kanë kontrolluar vendngjarjen e njërës prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi...

Hetuesit kanë kontrolluar vendngjarjen e njërës prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi, për të gjetur shkaktarin e rrëzimit të avionit Air India. Ndërkohë, kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me udhëtarin e vetëm që mbijetoi, një ditë pasi avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur nga pista, duke i lënë të vdekur 241 njerëz në bord dhe disa të tjerë në tokë.
 
Vishëaskumar Ramesh i tha transmetuesit kombëtar të Indisë se ende nuk mund të besojë që është gjallë. Ramesh tha se ana e avionit ku ai ishte ulur ra mbi katin e parë të një ndërtese dhe kishte hapësirë që ai të shpëtonte pasi dera u hap. Ai hoqi rripin e sigurisë dhe doli nga avioni. Kur hapa sytë, kuptova që isha gjallë”, tha ai.
 
Mjekët po kryejnë teste ADN-je për identifikimin e viktimave, tha presidenti i Federatës së të gjitha Asociacioneve Mjekësore të Indisë, Akshaj Dongardiv. Trupat e katër studentëve mjekësorë të vrarë në tokë pas rrëzimit të avionit u dorëzuan familjeve të tyre. Ata thanë se të paktën 30 studentë të tjerë të plagosur ishin ende në spital dhe të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike. Modi pritet të mbajë një takim me zyrtarë të lartë gjatë ditës së sotme.