Maqedoni

Takimi Nikolloski-Sijarto, thellohet bashkëpunimi RMV- Hungari

13.06.2025 14:04

Po thellohet bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë....

Po thellohet bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin strategjik, dhe memorandum për mirëkuptim dhe zbatim përmes së cilave vendi ynë mbështet edhe më fuqishëm nga Hungaria gjatë procesit evrointegrues.   
 
“Biseduam për thellimin e mëtejshëm, të bashkëpunimit ekonomik dhe politik si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po e jep pa rezerva Hungaria ndaj aspiratave tona evropiane. Dëshirojë të theksoj se Hungaria mbetet një nga vendet më të zëshme dhe më të përkushtuara  mbështetëse të prosperitetit evropian në gjithë rajonin dhe këtë e dëshmojë gjatë kryesimit të saj me Këshillin Evropian dhe të njëjtën gjë e dëshmon edhe sot.”, tha ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë, Timço Mucunski
 
Shefi i diplomacisë Hungareze Petar Sijarto, nuk ka mëdyshje se zgjerimi i vendeve të rajonit në BE, do të sjellë përfitime për të gjitha palët, por u shpreh pak i zhgënjyer nga disa vende anëtare të BE-së të cilët, vendosin pengesa gjatë rrugëtimit të këtyre vendeve.
 
“Zgjerimi i BE -SË në drejtim të Ballkanit Perëndimor në më shumë mënyra kontribuon edhe për vet BE-në, ndërsa me zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor BE ja do të përfitoj shumë sa i përket çështjeve të sigurisë por edhe të ekonomisë. Prandaj jemi të dëshpëruar që Brukseli dhe vendet e Ballkanit perëndimor kanë vendosur pengesa për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE.”, tha ministri i jashtëm i Hungarisë, Petar Sijarto.
 
Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik midis Qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë do të ngrihet në nivel më të lartë dhe do t'i sjellë shumë përfitime Maqedonisë përmes zbatimit të projekteve të reja infrastrukturore u tha me këtë rast. 
 
REXHEP QAMILI