Futboll
Napoli do finale
14.05.2015 17:40
Italia kërkon sonte ne mbrëmje nje vend ne finale ne nje tjetër kompeticion prestigjioz te Europes: Uefa Europa League...

Ne fushën asnjanëse te Kievit, Napoli përballet me vendasit e Dnjepr ne përpjekje per te rikuperuar gabimin e sfidës se pare, e mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.
Napolitanet nuk prekin nje finale ne kupat europiane qe nga sezoni 88-89 kur ngrinin ne atë kohe trofeun.
Edhe pse barazuan ne sfidën e pare, Napoli niset ne këtë ndeshje si favorit duke treguar edhe ne San Paolo se është me i forte se kundërshtari ne nje ndeshje te dominuar tërësisht nga ata.
Per teknikun Benitez gjithçka është qarte: ne Kiev skuadra e tij është per te shënuar gol dhe per te fituar takimin.
Ky është nje moment shume i rëndësishme per klubin italian qe luan nje gjysmëfinale europiane pas 26 vitesh.
Këtë takim te apasionuarit e futbollit europian do te kene mundësi ta ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne TVM2 ne orën 21:05.
Pothuajse e pamundur duket finalja per skuadrën tjeter italiane Fiorentina, protagonistja absolute e ketij sezoni ne Europa League, por qe u shpartallua ne takimin e pare gjysemfinal ne Sevilja me rezultatin e thelle 0-3.
Gjithsesi tekniku Montela duket se kërkon te mbaje gjalle deri ne minutën e fundit ëndrrën finale, duke deklaruar se skuadra e tij nuk është me inferiore se kundërshtari dhe ne takimin e pare Fiorentines i mungoje fati.
Per teknikun Italian e rëndësishme eshte qe skuadra e tij te mos pësoj gol ne Artemio Franki.
