Maqedoni

Reforma në drejtësi, 5 ligje pritet të futën në procesurë kuvendare

13.06.2025 15:14

Pesë nga tetë ligjet e paketës së parë të Reformës në drejtësi pritet të futen në procedurë kuvendore deri më 23 qershor...

Pesë nga tetë ligjet e paketës së parë të Reformës në drejtësi pritet të futen në procedurë kuvendore deri më 23 qershor, njoftoi ministri i Drejtësisë Igor Filkov. Ai theksoi se megjithëse ekipi i ri nuk ka pasur kohë për përshtatje dhe është përballur me shumë sfida, ligjet janë përgatitur dhe shumica tashmë janë në procedurë qeveritare. 
 
“Në paketën prej tetë ligjesh me afat miratimi deri në qershor të këtij viti, katër janë tashmë dorëzuar në Qeveri dhe janë në procedurë të shkurtuar. Këto janë: Ligji për pagat e gjyqtarëve, Ligji për pagat e prokurorëve publikë, Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë Publike.”, u shpreh ministri i Drejtësisë Igor Filkov.
 
Ligji për Këshillin Gjyqësor është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias dhe është publikuar në ENER. Sipas Filkov, tre nga këto ligje kërkojnë shumicë të Badenterit, prandaj është e rëndësishme që partitë të mos bëjnë politikë ditore në dëm të qytetarëve. 
 
“Për Badenter nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë. Shpresoj që të gjitha partitë politike, të cilat janë aktorë aktive në jetën shoqërore në Maqedoni, se nuk duhet t’i bllokojnë ligjet që janë në interes të qytetarëve dhe do të jenë të vetëdijshëm, se më këtë shkaktojnë dëm në një proces serioz.”, u shpreh Filkov.
 
Ligji për shërbimin gjyqësor është në procedurë qeveritare dhepo harmonizohet me mendimet e institucioneve relevante. Ndërkohë, përgatitet publikimi në ENER i Ligjit për shërbimin e prokurorisë, i cili është finalizuar nga grupi punues. Kodi Zgjedhor është përgatitur në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Filkov theksoi se zbatimi i këtyre reformave do të sjellë përfitime reale për qytetarët dhe përshpejtim të integrimit në BE. Sipas Filkovit, zbatimi i Agjendës së Reformës nga Plani për Rritje pritet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, të përshpejtojë integrimin në BE dhe të sigurojë më shumë mjete në buxhet për reformat e nevojshme.
 
FARIJE DAUTI BAKIU