Maqedoni

Kuvend, Kodi Zgjedorë përplasi pushtetin dhe opozitën

13.06.2025 15:22

Grup i deputetëve të shumicës parlamentare kanë propozuar Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor....

Grup i deputetëve të shumicës parlamentare kanë propozuar Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Sipas propozuesve zgjidhja ligjore e propozuar synon përmirësimin e procesit zgjedhor dhe sigurimin e të drejtës së votës së barabartë, demokratike dhe të lirë, si dhe veprimin sipas rekomandimeve të Misionit të OSBE-ODIHR-it. Por këto propozime i kanë përplasur pozitën dhe opozitën, ku sipas partive në pushtet, me këtë vendoset një rregullim i njësive zgjedhore, dhe ky dallim që është tani të ulet, ndërsa opozita ka kritikuar se shumica parlamentare më qëllim dëshiron ta shtyjnë këtë ligj pa pëlqimin e shumicës.
 
“Thelbi i këtij ligji është, nuk është asgjë tjetër përpos rregullimit të disa zbrastirave ligjore të cilat i kemi pas, por edhe të rregullohen disa padrejtësi të cilat i kemi në Kodin Zgjedhor. Pra shkurt ky propozim ligj ka për qëllim për mirësimin e disa anomalive apo lëshimeve të procesin zgjedhor, e që ishin edhe rekomandime të Misionit të OSBE-ODHIR-it. Me këtë zgjidhje të cilat i kemi tani, ne po u’a pamundësojmë disa qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre të zgjedhjeve, e që gjykata kushtetuese e rrëzoi poashtë. Tani vetëm po kthejmë predispozitat e ligjit të vjetër kaq.”, u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
 
Por kjo nuk u pranua nga deputetët e Frontit Evropian, sepse për këto ndryshime nuk ka konsensus.
 
“Përderisa ju keni konsideruar se çfarë ndryshimesh të bëni, ne nuk kemi qenë pjesë e këtij procesi, dhe këtu fillon I gjithë problemi. Ne po bëhemi dëshmitar fatkeqësisht të një përpjekje të rrezikshme dhe të pa-përgjegjshme nga shumica parlamentare e kryesuar nga VMRO-DPMNE për ta ndryshuar Kodin Zgjedhor edhe atë me procedurë të përshpejtuar.”, u shpreh deputetja e Frontit Evropian, Arbana Pasholli.
 
Por sipas Bekim Qokut nga VLEN, pretendimet e opozitës së për këto çështje nuk është pyetur fare opozita janë gënjeshtër e kulluar, dhe të pa vërteta.
 
“Kur thuhet që nuk ka një koncenzus, ose se nuk është pyetur opozita, nuk është e vërtet, sepse partia LSDM është një nga nënshkrueset, dhe kjo e bënë që koncenzusi i shumicës është mbi 90 deputet kanë pranuar këtë propozim ligj.”, u shpreh deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku.
 
Por për Ilire Dautin e ASH pjesë e Frontit, VLEN konsensusin e llogarit me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, por pa partitë shqiptare.
 
“Kur fola për konsensus të pjesëmarrësve në skenën politike, unë nuk mendoj si duket si ju, nuk e pata parasysh konsensusin që ju e mbrini me VMRO-DPMNE-së, dhe konsensusin që arrini me në konsultim me LSDM-në dhe Levicën, por fola për konsultim me Frontin Evropian, me ASH dhe përbërësit e tjerë të Frontit Evropian. Pra ju prishjen e demokratizimit, ashtu siç u shprehët, doni ta luftoni me një prishje të demokratizimit tjetër që dëshironi ta bëni tani.”, u shpreh Ilire Dauti nga ASh.
 
Në këtë debat nuk morën pjesë deputetët e LSDM-së dhe të partisë e Majta, ndërsa shumica me shumicë votash hodhi poshtë të gjitha amendamentet të cilat I kishte propozuar Fronti Evropian.    
 
FITIM KRYEZIU