Maqedoni
MPJ: Shmangni udhltimet në Izrael dhe Iran
13.06.2025 16:16
MPJ apelon te shtetasit e RMV-së që të shmangin udhëtimet drejtë Izraelit dhe Iranit....

Pas përkeqësimit të gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut apelon te shtetasit e vendit që të shmangin udhëtimet drejtë Izraelit dhe Iranit.
MPJ njëherit apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente.
“Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është e mbyllur, ashtu si edhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa ndonjë njoftim konkret për rifillimin e trafikut ajror të rregullt”, thonë nga MPJ.
Në rast nevoje për ndihmë, shtetasit e vendit mund të kontaktojnë në numrat e telefonit në Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv.
