Maqedoni
Muaji i pacientëve me afazi, në Shkup brenda ditës ka 1 deri në 2 goditje në tru
13.06.2025 17:10
Në Shkup, Brenda ditës ka një deri në dy goditje në tru...

Në Shkup, Brenda ditës ka një deri në dy goditje në tru. Kapacitetet në klinikën e neurologjisë janë mbushur 50 përqind me pacientë të tillë, shumica e të cilëve kanë çrregullim në të folur ose afazi. Në muajin botëror kushtuar kësaj gjendjeje, neurologët paralajmërojnë se problemi më i madh për këta pacientë është rehabilitimi, veçanërisht i të folurit, i cili ndonjëherë zgjat disa vite.
“Me punë të përbashkët me logopedët, ne çdoherë i përfshijmë në rehabilitim për të folurën, dhe ka rezultate të mira, tek një numër i madh i pacientëve. Kur ka vullnet dhe kur angazhohet edhe familja gjithashtu sepse kjo është terapi që mund të zgjasë kohë më të gjatë ndërsa tek disa pacientë edhe me vite.”, u shpreh Ivan Barbov nga klinika e neurologjisë.
Mjektë thonë se nevojiten strategji efektive për të përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre.
“Pacientët që kanë probleme me të folurit ku paraqitet anomija, gjegjësisht këta pacientë nuk mund të gjejnë fjalën adekuate, pastaj ata i përdorin fjalët e njëjta, përdorin fjali të shkurta dhe jo të plota, dhe neologjizma.”, u shpreh Katerina Kiranxhiq, logopede klinike.
Në Maqedoni ka pesë deri në dhjetë mijë pacientë me afazi. Këta pacientë e kuptojnë të folurit, por kanë vështirësi ta shqiptojnë atë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
