Botë
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, BE: Takim urgjent i ministrave të jashtëm
16.06.2025 11:33
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një videokonferencë urgjente...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një videokonferencë urgjente të ministrave të jashtëm të BE-së për të martën. Takimi është thirrur për të diskutuar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve mes Izraelit dhe Iranit.
Takimi do të ofrojë një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje, për të koordinuar qasjen diplomatike ndaj Tel Avivit dhe Teheranit, si dhe për të hartuar hapat e mundshëm të mëtejshëm. Në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit. Irani gjithmonë ka pohuar se programi i tij bërthamor është paqësor. Megjithatë, Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele afër atyre për armë dhe besohet se mund të zhvillojë disa armë brenda muajsh nëse dëshiron ta bëjë. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e OKB-së e dënoi Iranin javën e kaluar për mospërmbushjen e detyrimeve të tij.
