Maqedoni
Ende punohet në vërtetimin e dëmeve në Kumanovë, komisioni apelon të mos spekulohet me shifra
14.05.2015 18:06
Në Lagjen e trimave në Kumanovë edhe sot kanë vazhduar aktivitete të ndryshme...

Në Lagjen e trimave në Kumanovë edhe sot kanë vazhduar aktivitete të ndryshme që janë në funksion të tormalizimit të gjendjes pas luftimeve të fundjavës së kaluar. Në terren shtëpi më shtëpi, anëtarët e komisionit po kryejnë vlerësimin e dëmeve.
Gazmend Dalipi, anëtar i komisionit si përfaqësues i Qeverisë apelon që të mos nxitohet me shifra të shtëpive të dëmtuara nëpër media të ndryshme sepse ato që po plasohen nuk janë të vërteta.
“Punët për vlerësimin e dëmeve po rjedhin pa asnjë problem, por do të isha lutur se po shpoh nëpër media të ndryshme që po qarkullojnë shifra e informata se sa familje apo shtëpi janë të dëmtuara, do ti lusja të mos japin shifra dezinformuese. Le të mbarojë njëherë komisioni punën, të përfundojë raporti e në fund vetë Komisioni do të dalë me shifra reale e me numër të saktë se sa familje janë të dëmtuara dhe sa shtëpi janë të dëmtuara. Ka shtëpi që janë pjesërisht të dëmtuara, e të tjera që janë tërësisht të shkatërruara” thotë Gazmend Dalipi, anëtar i komisionit për vlerësimin e dëmeve.
Nga ana tjetër edhe sot në Lagjen e trimave kanë arritur ndihma të shumta nga të gjitha viset e Maqedonisë.
Ndërkohë që kanë vazhduar edhe aktivitetet tjera për normalizimin e gjendjes e sidomos në rafshin infrastrukturor.
NEXHAT AQIFI
