Maqedoni

Ohër, tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter

16.06.2025 11:53

Maqedonia e Veriut është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter....

Maqedonia e Veriut është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter. Lajmin e bëri të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, ndërsa epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit, një rajon i njohur për aktivitetin e tij sizmik. Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
 
Përveç Ohrit, lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje. Deri në orët e para të ditës së sotme nuk ka informacione të detajuara për dëme të mundshme materiale apo për ndonjë person të lënduar si pasojë e tërmetit. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mundshëm.