Maqedoni
Fronti Evropian: Izraeli të lejojë ndihmat humanitare në Gazë
16.06.2025 12:03
Fronti Evropian i propozon Kuvendit që të miratojë rezolutë për situatën alarmante humanitare në Gazë...

Fronti Evropian i propozon Kuvendit që të miratojë rezolutë për situatën alarmante humanitare në Gazë. Sipas tyre, situata në Rripin e Gazës është përkeqësuar si rezultat i pengesave për hyrje të ndihmave humanitare, andaj kërkohet dënimi i bllokadës humanitare të zbatuar nga Izraeli në Rripin e Gazës, duke e konsideruar si shkelje të parimeve ndërkombëtare. Fronti Evropian pret që ndaj kësaj kërkese të reflektojnë të gjithë deputetët, por edhe Qeveria.
