Ekonomi

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

16.06.2025 13:13

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,63%, krahasuar me vendimin e datës 9.06.2025.
 
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIESEL (D-E-V), rriten për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denar për litër.
 
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,293 denarë për kilogram.
 
Nga data 17.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 78,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 67,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 39,779 (denarë/kilogram)