Rajon
Kurti: Serbia duhet t’i përmbushë obligimet
16.06.2025 13:38
Normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit...

Normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit, përfshi dorëzimin e Milan Radojçiqit tek organet e drejtësisë kosovare. Kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili beson se normalizimi është i mundur, por vlerëson se trysnia duhet të jetë mbi Beogradin.
“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Bërnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës.”, - deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti njëherit theksoi se mirëpret rolin e ShBA-së, që paraqet aleatin kryesor të Kosovës në mbrojtje diplomatike dhe zhvillim.
GYLTENE SINANI
