Maqedoni
Mbaroi takimi mes 4 liderëve
14.05.2015 18:41
Mbaroi pa ndonjë marrveshje konkrete takimi i parë i liderëve të katër partive më të medha politike...

Mbaroi pa ndonjë marrveshje konkrete takimi i parë i liderëve të katër partive më të medha politike, Nikolla Gruevski I VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev I LSDM-së, Ali Ahmeti I BDI-së dhe Mneduh Thaçi I PDSH-së.
Takimi erdhi pas përleshjes së Armatosur në Kumanovë dhe krizës politike në vend, me ndërmjetësim edhe të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve, me çrast në komunikatën e përbashkët pas takimit liderët theksojnë perkrahjen e vlerave demokratike, përfshi edhe të drejtën e protestës dhe dënimit të dhunës pavarësisht qellimeve.
Lideri I Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, tha se është biseduar për vendosjen e kornizës së dialogut që të vazhdoj dialogu mes 4 krerëve të partive politik.
Edhe pse lideri I socialë-demokratëve nuk është shumëe optimist për ndonjë zgjidhje të mundshme tha se dialogun e sheh si njëe mundesi për dalje nga kriza por me kusht që gjate takimeve te tilla të jenë të pranishëm edhe ndërkombëtarët.
“Jemi ketu për të konfirmuar mundin tonë në kthimin e Maqedonisë në rrugën euratlantike, të konfirmojm kontributin ton për kthimin e demokracis, përfshi këtu të drejten për protesta të qeta. Kjo sot nuk ishte dialog politik, edhe pse u munduam të vendosim korrniz a duhet tëe egzistoj dialog politik dhe do të vazhdoj edhe të Hënën. Për momentin nuk jam optimist se mund të gjidet zgjidhje për dalje nga kriza politike. Nuk ishim ketu për të biseduar për kërkesat tona, për një bisedë konstruktive tentuam të vendosim korniz se si do te diskutohet nëse ka vullnet tek të gjithë”, tha Zoran Zaev, lideri LSDM-së
Lideri VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sqaroi se në këtë takim është miratuar një deklaratë për mbajtjen e protestave tëe pa dhunshme dhe të qeta. Ai nuk deshi të komentoje nëse ky takim ka qene I sukseshem apo jo.
“Në këtë bisedë miratuam një deklarat për mbajtjen e protestave të padhunshme ose çfardolloj grumbullimi tjetër. Biseduam edhe për tema tjera. Vështir është të jepet klasifikim a ishte ose nuk ishte i sukseshëm takimi. Nëse mund të vlerson në baz të deklaratës mund të komentohet si e suksesshme, por nëse vlersoni disa çeshtje tjera mund te komentohet si jo e suksesshme. Herët është që të jepen kualifikime të tilla”, tha Gruevski, lideri VMRO- DPMNE-së
I pyetur se a është folur për doreheqjen e tij dhe a do të jep ai dorehqje, Gruevski tha se qytetarët janë ata të cilët do të vendosin se kush do te jete në pushtet dhe kush në opozitë. Nderkohë në emër te BDI-së dhe PDSH-së u prononcuan Artan Grubi dhe Luan Tresi.
“BDI pershendet fillimin e dialogut politik ne vend me skater forcave me relevante politike me prezencen edhe te komunitetit nderkombetar ne vend. U dakorduam qe te henen ta vijojm kete dialog dhe te percaktojm nje kornize per biseda me skater partive politike ne vend”, tha Artan Grubi, i BDI-së
“Lideret politik u morren vesh qe te ky takim te vazhdon, madje u caktua edhe data do te jete dita e hene ne te njejtin vend dhe ne formatin e njejt”, shtoi Luan Tresi, i PDSH-së
Ndeërsa ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, gjatë 4 orëve të takimit nuk kanëe dhënëe asnjë propozim por vetëm kanë qenë në rolin e lehtesuesit. Takimi i dytë i lidereve, nën mbykqyrjen e ambasadorëve është caktuar për ditën e Hënë.
SANIJE KASAMI
