Maqedoni
Oda e Mjekëve dhe Asociacioni i specializantëve: Mjekët e rinj preferojnë të punojnë jashtë vendit
16.06.2025 16:07
Mjekët e rinj nga vendi, si destinacione më të preferuara për specializim i kanë Slloveninë dhe Gjermaninë....

Mjekët e rinj nga vendi, si destinacione më të preferuara për specializim i kanë Slloveninë dhe Gjermaninë. Por, pas specializimit jashtë vendit, shumë prej tyre vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin atje, thotë kryetarja e Odës së Mjekëve. Sipas saj, për t’i mbajtur mjekët në vend, duhet t’u ofrohen kushte më të mira për punë.
“Do të ketë interes nga mjekë kur dikush që ka kryer mjekësinë do t’i jepet punë menjëherë dhe nëse i jepet mundësi që ai të edukohet për atë punë dhe të jetë i mirë në atë punë. Nëse punësohet menjëherë pas studimeve dhe nëse i ofrohet mundësi për specializim dhe normalisht duhet të ketë rishpërndarje të numrit se ku dhe çfarë nevojitet.”, - deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Stardelova.
Henrik Herman, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Odës së Mjekëve të Gjermanisë, tha se shumë mjek të rinj e gjejnë veten në Gjermani, si rezultat i edukimit të mirë mjekësor.
“Ne mendojmë që specializimi në edukimin mjekësor në Gjermani për një kohë shumë të gjatë ka sjellë përvoja shumë të mira, prandaj mendoj se doktorët e rinj duan të marrin edukimin më të mirë mjekësor. Ne dëshirojmë që çdo shtet në Evropë të sjellë edukim të mirë mjekësor, prandaj ky diskutim është i rëndësishëm që kjo të jetë e mundur për secilin shtet që mjekët të mbeten këtu.”, - theksoi anëtari i Odës së Mjekëve të Gjermanisë, Henrik Herman.
Ndërsa nga Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj thotë se për t’i mbajtur mjekët e rinj duhet të hiqen specializimet private si kuotë. Sipas tyre, nëse shteti dëshiron të realizojë një ndryshim thelbësor, së pari duhet të krijojë një strategji kombëtare, që do të zbatohet për të paktën 10 vjet.
“Është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, jetojnë në një pasiguri të madhe. Për mua personalisht si mjek është e patolerueshme që një mjek të kërkojë punë të dytë, që në mënyrë paralele derisa specializon të mund edhe të jetojë. Nëse flasim për sistem që u ofron mjekëve 26 mijë denarë pagë, atëherë ne flasim për sistem të turpshëm që nuk i vlerëson mjekët. Ndoshta nuk është problem që në atë moment sa marrin pagë, sa është problem pasiguria që të vijnë deri tek paga prej 26 mijë denarësh.”, - u shpreh kryetari i Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj, Bojan Trajkovski.
Nga Asociacioni i specializantëve thanë se shumë mjekë largohen nga vendi, për shkak se detyrohen të punojnë gjatë kohë me kontrata pa vendime pune.
VLORA LATIFI TOPOJANI
