Maqedoni

Parashikimi i motit

17.06.2025 11:10

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite, në rajonet perëndimore, kryesisht ato malore, pritet të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.