Botë

Konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane

17.06.2025 11:29

Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, teksa Izraeli synon të dobësojë rëndë Republikën Islamike të Iranit....

Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, teksa Izraeli synon të dobësojë rëndë Republikën Islamike të Iranit. Një valë sulmesh masive nga Izraeli goditi Teheranin, duke detyruar banorët të evakuohen. Në kryeqytet pati shpërthime të fuqishme dhe sulm ndaj selisë së televizionit shtetëror, me viktima të shumta.

Në total janë shkatërruar mbi 120 raketa iraniane, që sipas Izraelit përbëjnë rreth një të tretën e arsenaleve të tyre të disponueshme. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë-kamikazë dhe raketa, kryesisht ndaj zonave qendrore dhe veriore të Izraelit. Forcat e Gardës Revolucionare Islame të Iranit, pavarësisht humbjeve në radhët e tyre, paralajmërojnë taktika të reja dhe “surpriza” në ditët në vijim. Ata po ashtu forcojnë sigurinë kundër spiunazhit, duke kryer arrestime dhe ekzekutime të personave të dyshuar për lidhje me Izraelin. Shtetet e Bashkuara kanë rritur prezencën ushtarake në rajon.
 
ShBA-ja dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”
 
Aeroplanmbajtësja amerikane “Nimitz” është rrugës për t’iu bashkuar grupit të anijeve që operojnë aty, duke u shoqëruar nga 28 avionë cisternë të transferuar në Evropë, të gatshëm për operacione në Lindjen e Mesme. ShBA-ja ka paralajmëruar Iranin për negociata, ndërsa kërcënon me përfshirje direkte ushtarake nëse situata përshkallëzohet më tej, përfshirë përdorimin e bombave të avancuara për shkatërrimin e bunkerëve.