Rajon

Kosovë, dështoi tentativa e 33-të e konstituimit

17.06.2025 11:56

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe në tentimin e 33-të...

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe në tentimin e 33-të, duke vazhduar kështu krizën politike dhe bllokimin institucional në vend.
 
Deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit. Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të enjten e 19 qershorit. Teksa vendi është pa institucione të reja, mbi katër pas mbajtjes së zgjedhjeve, javën e kaluar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shpalosi një plan me 15 pika për një qeveri të unitetit, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza. Ky propozim është kundërshtuar nga LVV-ja, ndërkaq PDK-ja ka deklaruar se preferon formimin e një qeverie nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion i tillë qeverisës preferohet edhe nga AAK-ja. Vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituuar, atëherë hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri.