Maqedoni
Arsim, Mickoski paralajmëroi 2 miliard denarë investime
17.06.2025 15:12
Investime prej rreth 2 miliardë denarësh në arsim, paralajmëroi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski....

Investime prej rreth 2 miliardë denarësh në arsim, paralajmëroi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski. Fondet sigurohen kryesisht nga marrëveshja strategjike dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar.
"Sa i përket Ministrisë së Arsimit, këtu kemi investime prej rreth 2 miliardë denarësh, shtatë shkolla krejtësisht të reja dhe 20 që janë duke u rinovuar, katër salla të reja sportive, dy konvikte studentësh.
Një pjesë e marrëveshjes strategjike dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, ndërtimi i fakultetit të ri mjekësor në kuadër të qendrës së re klinike në Shtip dhe konvikti studentor me 200 shtretër. Dhe pres që këtë vit të vazhdojë ndërtimi i ndërtesave të fakulteteve të FShIIK-ut dhe FKF-së në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe fillimin e ndërtimit të kompleksit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, tha kryeministri.
