Ndërtimi i hekurudhës përgjatë korridorit 10, MF-ja dorëzoi kërkesë te 22 institucione dhe banka
17.06.2025 15:46
Ministria e Financave dërgoi kërkesë për financimin e projektit për ndërtimin e linjës së shpejtë hekurudhore përgjatë korridorit 10....

Ministria e Financave dërgoi kërkesë për shprehje interesi te 22 institucione financiare ndërkombëtare dhe banka të huaja komerciale për financimin e projektit për ndërtimin e linjës së shpejtë hekurudhore përgjatë korridorit 10.
Bëhet fjalë për institucione financiare nga Evropa, ShBA-ja, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar, disa prej të cilave janë institucione me të cilat vendi ka bashkëpunuar paraprakisht në projekte të caktuara. Kërkesë më konkrete i është dorëzuar Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane Investuese, Fondit të Zhvillimit Ndërkombëtar të OPEC-ut, Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Bankës Zhvillimore KFË, Bankës Zhvillimore të Italisë, Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Bankës Gjermane DZ, Morgan Stanley-it, Bankës UniCredit në Austri, Bankës City, JP Morgan-it, Bankës Deutche, Bankës Societe Generale, Bankës ERSTE, Bankës IMI, Bankës britanike Standard Chartered, Bankës së Amerikës, Bankës Japoneze MUFG, si dhe Bankës Amerikane Goldman Sachs. Vlera që kërkohet për realizimin e këtij projekti është 1.91 miliardë euro.
