Maqedoni

Shqipëri, Dumani – BE: Për drejtësinë

17.06.2025 16:39

Bashkëpunimi mes prokurorëve të Përgjithshëm e Specialë të Ballkanit Perëndimor...

Bashkëpunimi mes prokurorëve të Përgjithshëm e Specialë të Ballkanit Perëndimor, u cilësua si një pikë kyçe në luftimin e kriminalitetit, në një forum të posaçëm, mbajtur në Tiranë.
 
I pranishëm në forum, presidenti i Eurojust, Michael Schmid, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e rajonit, ndërsa shprehu mbështetje për Shqipërinë në rrugën e integrimit.
 
Në një mesazh të qartë, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se puna e prokurorëve ndikon drejtpërdrejt në integrim. 
 
Ambasadori u ndal te teknikat që janë gjithmonë në zhvillim e sipër për pastrimin e parave që përfshijnë gjithashtu edhe asete virtuale dhe kriptomonedhat, ndaj vlerësoi se identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri.
 
LULJETA NDOKA