8 shtetas të RMV-së u evakuuan nga Izraeli

18.06.2025 11:46

MPJ informon se grupi i parë i qytetarëve që kërkuan evakuim nga territori i Izraelit mbërriti shëndoshë e mirë mbrëmë në aeroportin e Shkupit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim nga territori i Izraelit mbërriti shëndoshë e mirë mbrëmë në aeroportin e Shkupit.
 
Bëhet fjalë për tetë persona, katër fëmijë dhe katër të rritur,  të cilët, si pjesë e një transporti më të madh të organizuar, lëshuan territorin e Izraelit dhe u drejtuan për në Egjipt, nga ku u transportuan në Shkup me një aeroplan qeveritar. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, informoi përmes rrjeteve sociale për procesin e evakuimit të përfunduar me sukses, duke theksuar se me këtë operacion vendi ynë është ndër të parët në Evropë që organizon dhe zbaton kthimin e sigurt të qytetarëve të saj nga zona e konfliktit.
 
Ministria, përmes përfaqësisë diplomatike dhe konsullore në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e mbetur maqedonas që ndodhen në territorin e Izraelit.