Botë
Irani paralajmëron për ndërhyrjen amerikane, do të ishte “recetë për luftë të përgjithshme”
18.06.2025 12:16
Vijojnë sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit. Tel Avivi thotë se nuk do të lejojë zhvillimin e armëve bërthamore...

Vijojnë sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit. Tel Avivi thotë se nuk do të lejojë zhvillimin e armëve bërthamore, Teherani kërcënon se do të hakmerret për çdo sulm. Fuqitë e mëdha të botës po e monitorojnë me vigjilencë konfliktin për të parandaluar përhapjen e tij.
“Ndërhyrja amerikane në konfliktin me Izraelin do të ishte një “recetë për luftë”, ka paralajmëruar Irani.
Ministri i Jashtëm iranian, Esmail Baghaei, u pyet në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të ShBA-së, ku u përgjigj se “Nuk mendoj se ShBA-ja mund të kontrollojë Izraelin”.
Në lidhje me vendosjen e trupave amerikane në vendet fqinje, ministri iranian zgjodhi të mos e komentonte. Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, po shqyrtonte opsionet që kishte për të vendosur trupa në Lindjen e Mesme – përfshirë një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Edhe një ambasador iranian në OKB tha gjithashtu se vendi i kishte thënë Uashingtonit se do të reagonte me vendosmëri, nëse përfshihej drejtpërdrejt në fushatën e Izraelit.
“Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm.”, tha Ali Bahreini.
